Ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për FIFA World Cup Qatar 2022 , play-off për UEFA EURO 2021 dhe UEFA Liga e Kombeve, ishin rreth 120 shtete ku u përballën gjatë muajit të kaluar duke rezultuar në lëvizje tabelare në edicionin e tetorit të FIFA/Coca-Cola World.

Katër vendet e para nuk kanë ndryshuar, ku ende lider është Belgjika e ndjekur nga vendi i dytë, Franca, vendi i tretë i takon Brazilit dhe së fundmi kombëtarja që e mposhti Belgjikën 2:1, Anglia.

Por ndryshime ka në Top 10: Spanja (pozitën 6, +1) dhe Argjentina (pozitën 8, +1) ndërruan vende me Uruguain (pozitën 7, -1) dhe Kroacia (pozitën 9, -1) respektivisht.

Më tej klasifikimesh, Danimarka (13, +3), Algjeria (30, +5), Paraguai (35, + 5), Maroku (39, +4), Skocia (45, +4), dhe Hungaria (47, +5), të gjitha kishin progres ku këta të fundit hynë në Top 50 duke e larguar Bosnjën (51, -1).

Kombëtarja që kishte progresin më të mirë ishte Malta (180, +6), ku kaloi gjashtë pozita pas fitoreve me Gjibraltarin (pozitën e 195, e pandryshuar) dhe Letonia (142, -5) dhe një barazim me Andorrën (145, -8). Po ashtu, vlen të përmendet progresi i mirë i Ekuadorit (60, +4) Panamaja (77, +4) dhe Izraelit (88, +5).

Publikimi i listës së radhës së FIFA/Coca-Cola të renditjes do të bëhet më 26 nëntor 2020.

Share.