Është publikuar ranglista e re e FIFA-s pas ndeshjeve internacionale të muajit tetor.

Dy kombëtaret tona, Shqipëria dhe Kosova kanë shkuar në rrugëtime të ndryshme gjatë këtij muaji.

Rezultatet e mira e kanë ngjitur Shqipërinë përsëri në ranglistë.

- Reklamë e sponsoriuzar -

Kuqezinjtë e Edi Reja-s kanë fituar plot tre vende, duke u ngjitur nga vendi i 66-të në vendin e 63-të.

Broja shënon golin e fitores në “Puskas Arena” përballë Hungarisë
Ky progres është i njëjti me atë të muajit të kaluar, kur Shqipëria përfitoi tre vende poashtu.

Në anën tjetër, rezultatet e dobëta i kanë kushtuar Kosovës me humbje të katër vendeve.

Verdhekaltrit kanë humbur katër pozita në radhitje, duke shkuar nga vendi i 109-të në vendin e 113-të.

Muajin e kaluar Kosova kishte fituar gjashtë vende, dhe kjo rënie të paktën nuk e prek progresin e muajit që shkoi.

Në krye, ka pasur ndryshime të vogla.

Franca është ngjitur në podium, pas triumfit në Nations League, dukë lënë prapa Italinë dhe Anglinë.

Belgjika dhe Brazili vazhdojnë të mbeten dy vendet e para.

Argjentina ka mbetur aty ku ishte, e gjashta, kurse Spanja është ngjitur në vendin e shtatë pasi arriti finalen e Nations League.

‘Top 10’ e mbyllin Portugalia, Meksika dhe Danimarka. /TV Malisheva

Share.