Ajo njihet për këngët e bukura të dashurisë e që dashje apo pa dashje lë të kuptohet se është e dashuruar marrëzisht.

Këngëtarja e njohur kosovare, Fifi e cila prej kohësh jeton në Tiranë vazhdimisht ka qenë e rezervuar për jetën private, por që asnjëherë nuk e ka mohuar se është në lidhje.

Në disa paraqitje televizive Fifi ka përmendur edhe një ‘Xh’ si iniciali i emrit të partnerit të saj.

Por së fundi në një dedikimi në Instagram ajo tërthorazi ka zbuluar emrin e tij duke lënë të kuptohet se ai është djaloshi që ia ka rrëmbyer zemrën.

Ai ka emrin Xhuljo Tabakun, një djalë nga Shqipëria që me sa duket këngëtarja ka filluar lidhjen prej kohës.

Se a do ta bëjnë publike lidhjen apo do të vazhdojnë ta fshehin mbetet të shihet./Tv Malisheva

Share.