Artistja e njohur shqiptare, Fifi, ishte njëra nga pjesëmarrëset në “Kënga Magjike 2021”.
Ani pse nuk arriti që marrë çmimin, bukuroshja ka shkëlqyer me performancën dhe paraqitjen skenike.
Ajo zgjodhi të performojë këngën “Fiksim”, duke rrëmbyer kështu zemra e të gjithë audiencës me vokalin.
Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, Fifi vendosi të publikojë imazhe me veshjen e njëjtë.
Një fustan i zi me detaje interesante bëri që asaj t’i theksohen tiparet e mrekullueshme trupore.
“Ndjenjat e këqija nuk kanë vend me veshjen time”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Fifi në anën tjetër është duke u bërë sa e më e popullarizuar, teksa projektet e saj po marrin miliona klikime në platforma digjitale. /TV Malisheva