Spektakli Big Brother VIP që nisi transmetimin rreth një javë më parë, po vazhdon të ketë situata emocionale dhe histori personale që banorët po ndajnë me njëri-tjetrin.

Ndërsa, këngëtarja Fifi është kthyer në një ndër banorët më të komentuara aty brenda, dhe raporti i saj Granit Canën sa po shkon duke u bërë më i afërt.

Të dy ata përsëri janë parë së bashku duke ndarë rrëfime personale nga jeta e tyre, dhe ishte Fifi ajo që tregoi për lidhjet e saj romantike të së kaluarës.

Këngëtarja e hitit “Marova” deklaroi se më nuk ka besim te meshkujt dhe se persona që do të hyjë në jetën saj i duhet të bëjë shumë që ta bind se ia vlen.

“Unë nuk ju besoj meshkujve më, ai tjetri që do të vijë në jetën time duhet të më bind që unë përkas aty, për ata unë mendoj shumë, se nuk besoj më, se e kam përjetuar vet me dhënë gjithçka për një njeri edhe me u zgjuar një ditë papritur edhe me të thënë unë nuk të kam dhënë shpresa”, ka thënë Fifi gjatë bisedës me Granitin.

Foto: Top Channel

Artistja tutje ka rrëfyer historitë e saj të dashurisë, prej të cilave është zhgënjyer.

“Njëjtë më ka ndodh edhe me atë para këtij të fundit, kam qenë me të, u nda me mu se nuk i pëlqente që unë qaja, se kur u njoftua me mu më pa në televizion veç tu qesh dhe pas një viti e gjysmë ju ka kujtua që unë edhe qaj, dhe më thoshte ti po qan shumë, ndërkohë ankohej për gjendjen ekonomike dhe ato para që unë i fitoja ia paguaja borxhet, në një rast ai shkoi dy javë Greqi, kur u kthye në të njëjtën kohë që u pajtua me mua e kish nis një lidhje tjetër dhe kthehej vetëm kur nuk ia hapte telefonin ajo tjetra”, ka treguar këngëtarja.

Ndërkohë, përveç Fifit edhe banorët e tjerë kanë treguar histori dhe përjetime të ndryshme nga jeta e tyre private. /TV Malisheva

Share.