Në fshatin Bellanicë të Komunës së Malishevës sot ka filluar asfaltimi disa rrugëve në këtë fshat, me një gjatë prej mbi 1600 metra, shkruan TV Malisheva.

Asfaltimin e rrugëve e ka parë nga afër edhe drejtori i drejtorisë së urbanizmit, Ahmet Morina, i cili është shoqëruar nga drejtori i bujqësisë, Murat Hoxha, si dhe nga anëtari i asamblesë komunale, Astrit Sertolli dhe kryetari i fshatit Bellanicë, Isuf Sertolli.

Njoftimi i plotë nga Komuna e Malishevës:

Në fshatin Bellanicë të Komunës së Malishevës, i cili është edhe një prej fshatrave më të mëdha me shtrirje dhe numër të banorëve, sot ka filluar asfaltimi disa rrugëve në këtë fshat, me një gjatë prej mbi 1600 metra.

Asfaltimin e rrugëve e ka parë nga afër edhe drejtori i drejtorisë së urbanizmit, Ahmet Morina, i cili është shoqëruar nga drejtori i bujqësisë, Murat Hoxha, si dhe nga anëtari i asamblesë komunale, Astrit Sertolli dhe kryetari i fshatit Bellanicë, Isuf Sertolli.

Drejtori Morina, pasi i ka uruar banorët me të cilët është takuar, tha se “këto rrugë janë pjesë e projekteve kapitale, të miratuara në Asamblenë Komunale dhe se tani jemi duke i realizuar, dhe të njëjtat kanë qenë edhe kërkesa të fshatit”.

“Bëhet fjalë për mbi 1600 metra rrugë, brenda lagjeve apo që lidhin lagjet mes vete dhe të gjitha këto realizohen nga buxheti i Komunës së Malishevës”, tha drejtori Morina.

Share.