Sot filloi asfaltimi i një rruge të gjatë  afro dy kilometra në fshatin Carrallukë, kjo rrugë ka rëndësi të madhe për banorët  e fshatit.

 Në fillim e asfaltimit të kësaj rruge ishte i pranishëm, drejtori komunal i urbanizmit, Ahmet Morina, me bashkëpunëtorë, ku i kanë uruar banorët  e fshatit Carrallukë  të cilët prej tani do ta kenë më  të lehtë qarkullimin e tyre rrugor.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, ‘‘Ka sqaruar se kjo rrugë është e gjatë afro  dy kilometra e cila do t’u shërbej fshatarëve dhe tashmë infrastruktura rrugore, jo vetën në fshatin Carrallukë, por në shumicën e fshatrave të Komunës së Malishevës është  në përfundim e sipër dhe ky tregues është treguesi i cili tregon për punët e qeverisjes lokale  dhe  angazhimin që ka  në realizimin e planit dinamik sa i përket infrastrukturës rrugore në të gjitha fshatrat e komunës sonë, pra jemi në fazën më dinamike të punëve  dhe projekteve infrastrukturore për vitin 2021 ,përfundoi”, Morina./TV Malisheva

 

Share.