Sot filloi asfaltimi i një rruge të gjatë mbi dy kilometra, e cila fillon në fshatin Carrallukë dhe shkon deri në mes të tokave të punuara në ish vreshtat.

Kjo rrugë ka rëndësi të madhe për bujqit, të cilët kanë plantacionet dhe tokën e punës në këtë pjesë. Kjo rrugë është investim i përbashkët i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Malishevës, e cila është ndërtuar në dy faza.

Në fillim e asfaltimit të kësaj rruge ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i urbanizmit, Ahmet Morina, ku i kanë uruar pronarët e tokave në këtë pjesë, të cilët prej tani do ta kenë më të lehtë qasjen në këto prona, e që bëhet fjalë për afro tre mijë hektar tokë e punuar.

“Investimet në bujqësi dhe krijimi i kushteve sa më të mira për bujqit, me qëllim të punimit të tokës, ka qenë dhe do të mbetet prioritet i ynë, dhe në mesin e këtyre prioriteteve është edhe hapja e kësaj rruge, qëllim i së cilës është qasja dhe lëvizja më e lehtë për të gjithë bujqit që i kanë pronat në këtë pjesë, ku dhjetëra pronarë i kanë plantacionet e tyre me perime apo mbjellin kulturat e lavërtarisë, sidomos grurin dhe misrin”, ka thënë Begaj, i cili premtoi se do të vazhdohet me përkrahje dhe krijim të kushteve më të mira për të gjithë bujqit e Komunës së Malishevës.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, ka sqaruar s kjo rrugë është e gjatë mbi dy kilometra, e cila me kërkesën pronarëve të tokave, është hapur nga komuna, është bërë baza, ndërsa më pas ministria e ka bërë edhe asfaltimin e saj. /TV Malisheva

Share.