Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, sot ka filluar asfaltimi i katër rrugëve në fshatin Kërvasari

. Rrugët që po asfaltohen janë tri rrugë brenda lagjeve dhe një rrugë që lidhë fshatrat Kërvasari dhe Kosterrc. Asfaltimin e rrugëve e ka përcjellë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina.

Sipas drejtorit Morina, “Sot ka filluar asfaltimi i katër rrugëve në fshatin Kërvasari, të cilat paraprakisht janë hapur dhe përgatitur.

Këto katër rrugë kanë një gjatësi prej 1.8 kilometër, ndërsa vizita gjatë asfaltimit, kishte për qëllim inspektimin e cilësisë dhe mënyrës së asfaltimit, si dhe respektimit të kritereve të parapara”, tha Morina.

Asfaltimi i këtyre rrugëve ka rëndësi të madhe për banorët, pasi mundëson lëvizjen e lirë dhe të lehtë për banorët që jetojnë në këto lagje dhe në fshatin Kërvasari./Tv Malisheva

Share.