Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Malishevës, Sylë Dukolli edhe zyrtarisht sot,  filloi fushata e korrje – shirjeve në Komunën e Malishevës.

Ai tha ” Është formuar shtabi komunal për korrje-shirje dhe janë bërë të gjitha përgatitjet për një mbarëvajtje sa më të mirë dhe besojmë në përfundim brenda afati  kohorë të korrje -shirjeve në komunën tonë pasi edhe kushtet klimatike do të janë në favorin e bujqëve”.

Shtabi komunal për korrje – shirje, ka përgatitur planin operativ, do të punoi sipas rregullores për korrje- shirje, aty  parashihet edhe çmimi për hektarë të cilin e ka rekomanduar ,  MBPZHR-ja  prej 130 euro.

Nga terreni informohemi se rendimentet e grurit varijojnë nga  2000 kg për ha, deri në 3000 kg për ha, pra edhe këtë vit kushtet klimatike ndikuan dukshëm në  uljen e rendimtit të  grurit jo aq kënaqshëm, sa edhe ishin pritjet.

Nëse mbretëron koha me mot të mirë, fushat e korrje-shirjeve  në Komunën e Malishevës, pritet të përfundoi brenda afatit  prej dy javësh të paraparë sipas shtabit komunal për korrje-shirje.

 

/TV Malisheva

 

Share.