Sot në fshatin Vërmicë të Komunës së Malishevës, ka filluar hapja e një rruge të fshatit, përkatësisht rrugës e cila varrezat me rrugën kryesore.
Në fillimin e punimeve në këtë rrugë ishte i pranishëm i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i urbanizmit, Ahmet Morina.
Kryetari i Komunës së Malishevës, shprehi kënaqësinë e tij për fillimin e punimeve në hapjen e rrugës së re, e cila ishte kërkesë e banorëve. “Jam i lumtur sot që e filluam këtë rrugë, pasi është një kërkesë e banorëve të fshatit. Ne jemi duke u munduar dhe po bëjmë maksimumin e mundshëm, që brenda mundësive tona, ti realizojmë kërkesat dhe nevojat e banorëve, në të gjitha fshatrat”, tha kryetari Begaj.
Drejtori i urbanizmit, Ahmer Morina, tha se “kjo rrugë mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës, ndërsa kjo rrugë ishte një kërkesë e banorëve për qasje më të lehtë tek varrezat e fshatit”. /TV Malisheva