Pas vendimit të Kuvendit të Komunës për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës së Malishevës, sot është mbajtur mbledhja e parë e komisionit të formuar për hartimin e draftit të statutit të ri. Mbledhja është drejtuar nga kryesuesi i KK të Malishevës, z.Argjend Thaçi.
Në këtë mbledhje, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, anëtar i komisionit, në fjalën e tij, ndër të tjera tha se “Komuna e Malishevës, punon ende me Statutin e vitit 2008, prandaj zhvillimet si në ligje dhe në akte normative tjera kanë ndryshuar, ashtu edhe zbatimi ende i këtij Statuti, po na paraqet vështirësi në nxjerrjen e shumë vendime dhe kryerjen e punëve, kështu që nisma për ndryshimin dhe plotësimin e aktit më të lartë të Komunës së Malishevës, do të ndihmonte shumë, jo vetëm ekzekutivin, kuvendin por edhe drejtoritë e sektorët tjerë si dhe vet qytetarët e grupet e interesit në Komunën e Malishevës”, i cili po ashtu kërkoi bashkërendim të punëve në vazhdim mes anëtarëve të komisionit.
Në këtë Komision janë të përfshirë të gjitha subjektet politike që janë pjesë e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ekzekutivi dhe shoqëria civile. Ky komision do të vazhdoj punën e tij, deri në hartimin e draftit të statutit dhe më të vazhdohet me konsultime-debate publike, deri në finalizim.