Ka filluar hapja dhe rregullimi i dhjetë rrugëve në fshatin Shkozë dhe i një rruge në fshatin Maxharrë të Komunës së Malishevës. Punimet në këto rrugë sot i ka parë nga afër drejtori i urbanizmit Ahmet Morina, i cili është takuar edhe përgjegjësit e këtyre dy fshatrave.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi nga afër me punimet në rrugët që janë duke u rregulluar dhe njoftimi nga kryetarët e fshatrave Shkozë, Luan Bytyçi dhe në Maxharrë nga Muhamet Kastrati për punimet që janë duke u kryer dhe nëse ata kanë vërejtje për ecurinë e punimeve.

“Sot vizitova këto dy fshatra ky janë duke u rregulluar njëmbëdhjetë rrugë, me qëllim të informimit me ecurinë e punimeve dhe zbatimit të planit dinamik për realizimin e këtyre projekteve, pasi kemi të bëjmë një numër të madh rrugëve që janë duke u rregulluar”, tha drejtori Morina.

“Të gjitha këto rrugë në Shkozë e Maxharrë, e po ashtu edhe në fshatrat tjera ku jemi duke punuar pa ndërpre, janë pjesë e investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës, të cilat kanë qenë pjesë e listës së investimeve kapitale të miratuar në Asamblenë Komunale dhe të gjitha këto rrugë, financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës”, ka deklaruar drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina. /TV Malisheva

Share.