Sot në fshatin Damanek të Komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i rrjetit të kanalizimit në tri lagje, në gjatësi prej rreth një mijë metra, shkruan TV Malisheva.

Përndryshe në fshatin Damanek, janë duke u rregulluar rrjetet e kanalizimit në tri pjesë të fshatit, me një gjatësi prej rreth një mijë metra dhe realizohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Njoftimi i plotë nga Komuan e Malishevës:

Sot në fshatin Damanek të Komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i rrjetit të kanalizimit në tri lagje, në gjatësi prej rreth një mijë metra. Punimet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Damanek, i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është njoftuar nga operatori me punimet që janë duke u bërë.

“Ndërtimi dhe rregullimi i rrjetit të kanalizimit, si në Damanek, po ashtu edhe në vendbanimet tjera, është prej prioriteteve të komunës sonë, pasi është nevojë e kohës dhe ne si komunë jemi duke investuar në këtë drejtim. Uroj që punimet të përfundojnë sa më shpejtë dhe të zgjidhet problemi i rrjetit të kanalizimit në Damanek”, tha mes tjerash nënkryetari Berisha, gjatë inspektimit të punimeve.

Përndryshe në fshatin Damanek, janë duke u rregulluar rrjetet e kanalizimit në tri pjesë të fshatit, me një gjatësi prej rreth një mijë metra dhe realizohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Share.