Gjatë ditës së sotme, në zyret e drejtorisë së KRU ” Prishtina ” sh.a. u mbajt takimi konstituiv në mes të Bordit të Ri të Përkohshëm të Drejtorëve dhe zyrtarëve të lartë të kompanisë.
Sokol Xhafa UD i kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarët e tjerë i uruan mirëseardhje dhe suksese në punën e tyre.
Në këtë takim, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve u njoftuan më për së afërmi me objektivat zhvillimore të kompanisë, faturimin e arkëtimin, gjendjen e përgjithshme të furnizimit me ujë në këtë periudhë të pandemisë, zbatimin e masave kundër përhapjes së Covid-19, shpenzimet operative , rezultatet e deritanishme të arritura përgjatë periudhës së pandemisë, etj. Ata u shprehën të gatshëm që do të punojnë pandalshëm në përmbushjen e vizionit dhe misionit të ndërmarrjes./Tv Malisheva