Superliga e Kosovës i rikthehet sot aksionit, ku tanimë kanë filluar të tri ndeshjet e programit të sotëm, të vlefshme për xhiron e 19.
Ndeshja më interesante e këtij programi do është duke u zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu”, ku skuadra e Drenicës është vendase kundër kampionit të stinorit dimëror, respektivisht Gjilanit.
Po ashtu, krahas kësaj ndeshje janë në zhvillim edhe dy takime të tjera, ku Feronikeli është mysafirë i Dritës, ndërsa Ballkani po zhvillon ndeshje në shtëpi kundër Dukagjinit.
Programin e plotë të ndeshjeve që kanë filluar në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.
13:00 Drenica – Gjilani
13:00 Drita – Feronikeli
13:00 Ballkani – Dukagjini
/TV Malisheva