Në fillimin e punimeve të infrastrukturës rrugore, saktësisht të rrethit në fshatin Drenoc të Komunë së Malishevës, drejtori i Drejtorisë të Urbanizmit, Ahmet Morina së bashku me drejtorin e Drejtorisë të Shërbimeve Publike , Milazim Morina dhe anëtarët e kryesisë së fshatit, morën pjesë në fillimet e punimeve të rrethit.
Drejtori, Ahmet Morina para qytetarëve, theksoi: ” Komuna e Malishevës ekzaktësisht qeverisaj lokale vazhdon me investime kapitale në infrastrukturën rrugore e cila u lehtëson lëvizjen më të shpejt të qytetarëve dhe përmirëson sigurinë në trafik, prandaj edhe ky projekt është ndër shumë projekte të fshatit tuaj që po standartizon cilësinë e jetës edhe në infrastrukturën rrugore për qytetarët”, përfundoi, Morina.
Vlera financiare e këtijë projekti është afërsisht 30 mijë euro dhe punimet pritën të përfundojnë sipas dinamikës së planifikuar kohore. /TV Malisheva