Në fillimin e punimeve të infrastrukturës rrugore, saktësisht të rrethit në fshatin Drenoc të Komunë së Malishevës, drejtori i Drejtorisë të Urbanizmit, Ahmet Morina së bashku me drejtorin e Drejtorisë të Shërbimeve Publike , Milazim Morina  dhe anëtarët e kryesisë së fshatit, morën pjesë në fillimet e punimeve të rrethit.

Drejtori, Ahmet Morina para qytetarëve, theksoi: ” Komuna e Malishevës ekzaktësisht qeverisaj lokale vazhdon me investime kapitale në infrastrukturën rrugore e cila u lehtëson lëvizjen më të shpejt të qytetarëve dhe përmirëson sigurinë në trafik, prandaj edhe ky projekt është  ndër shumë projekte të fshatit tuaj që po standartizon cilësinë e jetës edhe në infrastrukturën rrugore për qytetarët”, përfundoi, Morina.

Vlera financiare e këtijë projekti është afërsisht 30 mijë euro dhe punimet pritën të përfundojnë sipas dinamikës së planifikuar kohore. /TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107