Në Komunën e Malishevës ka filluar korrja dhe shierja e kulturave bujqesore, shkruan TV Malisheva.
Keshtu ka njoftuar Komuna e Malisheves.
Është bërë e ditur se sipërfaqet e mbjellura me drithëra në Malishevë janë afro 3.590.00 hektarë, ku do të  angazhohen 26 autokombanja,ndërsa ka mungesë të edhe 14 tjera të tilla. /TV Malisheva
Njoftimi i plotë:
Filloi fushata e korrje – shirjeve në Komunën e Malishevës
Malishevë, 8 korrik
Sipas zyrtarit të lartë, Milaim Morina, pran Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Malishevës, edhe zyrtarisht sot, filloi fushata e korrje – shirjeve në Komunën e Malishevës.
Ai tha ” Është formuar shtabi komunal për korrje-shirje dhe janë bërë të gjitha përgatitjet për një mbarëvajtje sa më të sukseshme dhe besojmë në përfundim brenda afati kohorë të korrje -shirjeve në komunën tonë”.
Shtabi komunal për korrje – shirje, ka përgatitur planin operativ, do të punoi sipas rregullores për korrje- shirje, aty parashihet edhe çmimi për hektarë të cilin e ka rekomanduar , MBPZHR-ja prej 90 euro.
Drjetoria në fjalë ka kërkuar nga kryesitë e fshatrave që të formohen shtabet lokale si dhe të bëhet grumbullimi i të dhënave gjatë fushatës së korrje -shirjeve.
Duke pasur parasysh sipërfaqet e mbjellura me drithra afro 3.590.00 ha, në territorin e komunës së Malishevëst, këtë vit mund të angazhohen 40 autokombajna, ndërsa komuna jonë në dispozicion ka 26 autokombaja, prandaj duhet siguruar edhe 14 sosh.
Nga terreni informohemi se rendimentet e grurit varijojnë nga 4500 kg për ha deri në 5500 kg për ha, pra edhe këtë vit kushtet klimatike ndikuan dukshëm në uljen e rendimtit të grurit jo aq kënaqshëm, sa edhe ishin pritjet.
Nëse mbretëron koha kështu me mot të mirë, fushat e korrje-shirjeve në Komunën e Malishevës, pritet të përfundoi brenda afatit prej dy javësh të paraparë sipas shtabit komunal për korrje-shirje.
Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 4757