Nga sot ka filluar lirimi i hapësirës publike përgjatë rrugës “Ibrahim Mazreku” në qytetin e Malishevës.
Lirimi i hapësirës publike, përveç në këtë rrugë, do të vazhdoj në të gjitha rrugët në Malishevë.
Në fillimin e zhvillimit të këtij procesi, të pranishëm ishin zyrtarët përgjegjës komunal, të mbështetur edhe nga institucionet e rendit. Ky proces i punimeve është duke ecur sipas planit, derisa pjesa më e madhe e shfrytëzuesve të hapësire publike, vullnetarisht janë duke i liruar këto hapësira dhe për këtë, Komuna e Malishevës, i falënderon të gjithë qytetarët dhe bizneset, për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe përkrahjen në funksion të realizmit të këtij projekti për zhvillimin e Malishevës.
Të gjithë shfrytëzuesit e hapësirës publike, janë njoftuar me kohë për lirimin e hapësirës dhe në të njëjtën kohë janë zhvilluar të gjitha procedurat e nevojshme ligjore.
/TV Malisheva

Share.