Të premten është mbledhur Kryesia e Kuvendit për të caktuar seancën e re plenare. Në rend dite janë 11 pika. Ndër pikat që do të diskutohen janë shqyrtimi i disa Projektligjeve dhe raportet e Auditimit për disa Ndërmarrje, raporton TV Malisheva.

Rendi i ditës:

I.   Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II.  Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:

1.  Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
2.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.  Pyetjet parlamentare,
4.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet,
5.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve,
6.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
7.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,
8.  Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,
9.  Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,
10.  Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,
11.  Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

/TV Malisheva

Share.