Ka filluar ndeshja mes skuadrës së Shakhtar Donetsk dhe Inter, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të Grupit D të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit, Interi pësoi humbje nga skuadra e Real Madridit me rezultat minimal 1:0, kurse Shakhtar Donetsk u befasua nga Sheriff Tiraspol, ku u mposht me rezultat 2:0.

Në të kaluarën, të dy këto skuadra janë përballur pesë herë mes vete, ku dy fitore ka regjistruar skuadra e Interit, dhe tre herë janë ndarë me barazim. /TV Malisheva

Share.