Jançishti është fshat i Komunës së Malishevës, në të cilin sot, filluan punimet për ndërtimin e ujësjellësit. Në fillimin e punimeve, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si dhe drejtori i shërbimeve publike, Milazim Morina.

Kryetari, Begaj, drejtuar banorëve, mes tjerash tha: ” Sot për ju banorë të fshatit jançisht, por edhe për ne si Institucione udhëheqëse komunale është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme, sepse ta sigurosh ujin e pijshëm për banorët, ke siguruar mirëqenien e njerëzve dhe ke hapur rrugën për zhvillim ekonomik, pasi uji është aset qenësorë për jetën e njerëzve”, prandaj ju uroi që të me këtë zgjidhje të ujit të pijshëm me vlera cilësore, të jetë edhe shëndeti juaj i shëndetshëm”. Përfundoi Begaj.

Ky projekt i rëndësishëm për banorët e fshatit Jançisht, financohet nga SDC ( zyra zvicerane për bashkëpunim në Kosovë) dhe Qeveria e Kosovës, si dhe implementohet nga Konzorciumi Dorsch &CDI./Tv Malisheva

Share.