Studioja “Disney” i ka publikuar pamjet e para të filmit të ardhshëm të regjisorit Kenneth Branagh, “Artemis Fowl”.Filmi e sjell historinë e një supergjenie të ri, Artemis Fowl, i portretizuar në film nga aktori Ferdia Shaw, dhe mbrojtësit të tij Butler, teksa së bashku janë në kërkim të babait të humbur të Artemisit, rol ky i portretizuar nga aktori Colin Farrell, i cili në fakt është kidnapuar nga zanat.
Në përpjekje për ta shpëtuar të atin, Artemis duhet ta paguajë shpërblimin duke e ekzekutuar një plan të rrezikshëm.
Kështu, kjo aventurë e dërgon Artemisin në një botë të fshehtë të zanave, ku i kryqëzojnë rrugët me të gjitha llojet e krijesave mistike.Filmi “Artemis Fowl” do të fillojë së shfaquri në “Disney+” nga 12 qershori, dhe në të luajnë edhe aktorët: Josh Gad, Lara McDonnell, Hong Chau dhe Judi Dench.Tv Malisheva