Aktori Tom Cruise ka befasuar sërish me paraqitjen e tij në xhirimet e filmit “Mission: Impossible 8” në Angli.
Përdoruesit e rrjeteve sociale besojnë se i është fryrë fytyra, pasi e ka tepruar me mbushësit hialuronik.
Muajin e kaluar, ai tronditi fansat për herë të parë me paraqitjen e tij teksa ndiqte një lojë bejsbolli në LA Dodgers me djalin e tij në San Francisko.
Në fillim të tetorit, u njoftua se Cruz do të xhironte skenat për filmin “Mission: Impossible 8” në një avion të Luftës së Dytë Botërore.
“Kjo është padyshim një detyrë e komplikuar, por Tom nuk dëshiron që dubluesi të përfshihet në xhirime. Kryerja e skenave me një avion 80-vjeçar është mjaft e rrezikshme”, tha një burim i paidentifikuar.
Dy muaj më parë përfunduan xhirimet e vazhdimit të shtatë të ekskluzivitetit të njohur. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, fillimi i xhirimeve u shty disa herë. /TV Malisheva