“Spencer”, një dramë e shumëpritur nga Pablo Larrain, në të cilën Kristen Stewart luan princeshën Diana, pritet ta ketë premierën botërore në Festivalin e Filmit në Venecia – raporton Variety.
Shkruar nga krijuesi i serialit popullor “Blinders Peaky”, Steven Knight, filmi u përqendrua në një fundjavë në fillim të viteve të nëntëdhjeta kur Diana vendosi të ndahej nga princi Charles mes thashethemeve për një lidhje.
Princesha e ndjerë po kalonte pushimet e fundvitit me familjen mbretërore në Sandringham në Norfolk, kur vendosi t’i japë fund martesës me Charles.
Stewart luan në film së bashku me yllin e serisë “Poldark”, Jack Farthing, që portretizon princin Charles. Pjesë e filmit janë edhe kandidatët për BAFTA, Timothy Spall (“Mr. Turner”), i nominuari për Oskar Sally Hawkins (“Shape of Water”) dhe Sean Harris (“Mission: Impossible – Fallout”).
Filmi do të dalë në vitin 2022 me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së princeshës Diana. /TV Malisheva