UEFA vendosi t’i heqë Shën Petersburgut finalen e Champions League, e përcaktuar të luhet më 28 maj.
Ajo ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin “Gazprom Arena”, por zhvillimet e fundit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës kanë detyruar UEFA-n që të marrë vendim për ndryshimin e lokacionit, përcjellë TV Malisheva.
Organi më i lartë i futbollit evropian ka bërë të ditur se finalja e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Paris, në Stade de France më 28 maj, duke filluar nga ora 21:00.