Ka filluar finalja e madhe e “Euronision”-it. Anxhela Peristeri e cila po e përfaqëson Shqipërinë, ka bërë përformancë të shkëlqyer duke krijuar emocione të shikuesit.
Anxhela Persiteri u kualifikua e para për në natën finale në Eurovision duke bërë krenar çdo shqiptar.
Me anë të një postimi të saj në Facebook, këngëtarja ju ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë të votojnë kodin 2, në momentin që fillon votimi me numrin e telefonit që do shfaqet në ekran.
“Sonte është nata finale e Eurivizionit. Unë do performoj e dyta .Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojnë në numrin e shtetit përkatës me kodin 02 në momentin që fillon votimi dhe numri i telefonit shfaqet në ekran! Nga një telefon mund te votohet deri ne 20 here. Faleminderit shumë për mbështetjen! Ju dua”, ka shkruar ajo.
Anxhela nuk është shqiptarja e vetme sivjet në finalen e Eurovision 2021, pasi edhe shteti i Zvicrës ka fatin të përfaqësohet nga një talent shqiptar – dhe ai është artisti Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears.
Gjoni e përfaqëson Zvicrën me këngën “Tout l’Univers” dhe mban kodin 11, për të gjithë ata që duan ta votojnë në finale.
Kujtojmë se të gjithë shqiptarët e diasporës mund të votojnë Anxhelën me numrin 02 sot nga vendet ku jetojnë.
Premisat për një çmim të mirë janë shumta. Mbetet për tu parë nëse bukuroshja shqiptare do të marrë vlerësimin që meriton sot.
Pavarësisht çmimit një gjë është e sigurt, Anxhela Peristeri ka fituar zemrat të gjithëve me vokalin e saj imponues.
Sot në finalen e madhe të Eurovision-it konkurrojnë 26 këngë.
Nga nata e parë gjysmëfinale janë përzgjedhur 10 finalistë:
Azerbajxhani
Belgjika
Qipro
Izraeli
Lituania
Malta
Norvegjia
Rusia
Suedia
Ukraina
Ndërsa nga nata e dytë gjysmëfinale janë përzgjedhur 10 finalistët tjerë:
Shqipëria
Serbia
Bullgaria
Moldavia
Portugalia
Islanda
San Marino
Zvicra
Greqia
Finlanda
Holanda dhe 5 shtetet e mëdha: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë kaluar automatikisht në natën finale. /TV Malisheva