Fitojnë Drita e Drenica, paqe në Prishtinë mes Flamurtarit dhe Niklit

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të ditë së sotme në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.Në Prishtinë, Flamurtari arriti ta ndal skuadrën e Feronikelit me një barazim 2:2. Nikli e përmbylli pjesën e parë me epërsi me golin e shënuar nga Da Silva, mirëpo ishte Shend Kelmendi që realizoi dy gola për të përmbysur epërsinë e skuadrës nga Drenasi. Kur të gjithë menduan që ndeshja përfundoi me fitoren e vendasve, Dabiqaj arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 6 shtesë të ndeshjes.Në ndeshjen tjetër, Drenica me tre golat e shënuar në pjesën e dytë arriti një fitore tejet të vlefshme kundër Vushtrrisë. Për drenicasit shënuan Përparim Osmani, Vilfor Hysa dhe Prince Balde.Drita arriti një fitore tejet të rëndësishme në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Llapit. Tri pikë të plota skuadrës së Ardian Nuhiut, ia siguruan Betim Hashimusa dhe Erion Vucaj./MalishevaTV/

Share.