Ballkani ka arkëtuar tre pikë të reja nga ballafaqimi me Ferizajn në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi i Kosovës tregoi superioritetin e tyre gjatë gjithë ndeshjes, edhe pse goli i parë erdhi në fund të pjesës së parë kur Albion Rrahmani shënoi për 1-0 në minutën e 43-të, përcjellë TV Malisheva.

Në pjesën e dytë skuadra e trajnerit Ilir Daja shënoi edhe dy gola të tjerë përmes Bekteshit në minutën e 68′ dhe Korenicës në të 76-tën.

Ballkani ka 12 pikë në vendin e tretë, kurse Ferizaj mbetet me shtatë pikë në vendin e nëntë.

/TV Malisheva

Share.