Gjilani dhe Drita kanë shënuar fitore në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës.

Drita ka marrë kryesimin e kampionatit kosovar të futbollit, pas fitore 5:1 kundër skuadrës së Vushtrrisë, raporton lajmi.net.

‘Intelektualët’ arritën të shënojnë dy herë në pjesën e parë, me anë të Cardoso dhe Ian(autogol), kurse tri herë të tjera shënuan në pjesën e dytë, në minutën 51’ me Haxhimusa, në minutën e 62’ me Shabanin dhe minutën 84’ me Haxhimusan.

Vushtrria shënoi vetëm një herë, në minutën 81’ me anë të Matheus, nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkaq, në Prishtinë, Flamurtari është mposhtur nga skuadra e Gjilanit, me rezultatin 1:3, raporton lajmi.net.

Gjilani e mbylli pjesën e parë me dy gola epërsi, me Prognin që shënoi dy herë në minutat 20’ dhe 30’.

Në pjesën e dytë u realizuan edhe tri gola. Gjilani trefishoi epërsinë duke shënuar në minutën e 54’ me Greca, kurse Flamurtari shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 77’, me Krasniqin. Për të mbajtur në tri epërsinë, mysafirët tundën rrjetën në minutën e 90’.

Pas 8 xhirove, Drita mbanë pozitën e parë, me 17 pikë, Gjilani pozitën e pestë me 15 pikë, kurse Flamurtari dhe Vushtrria pozicionohen në pozitat 9 dhe 11.

Share.