Fjala greke oplo(gr. όπλο) rrjedh nga gjuha shqipe o-mbro = o-mro nëpërmjet dy rotacioneve shumë të njohura p:m e l:r dhe shfaqet e kamufluar si fjalë pa origjinë./TV Malisheva

Origjinën e kësaj fjale e ka studiuar Agron Dalipaj.

Studimi i plotë:

OPLO (gr. όπλο = shq. armë).
Fjala greke [όπλο] shënon në shqip armën dhe gjendet në shumësin e saj te gr. e vjet. në trajtën όπλον, por ka mbetur pa etimologji te Babinjioti (ELNEG 988), i cili, në pamundësi të japë një motivim etimologjik, e sjell nga një rrënjë e hamendësuar i.e. *sep, që gjuhësisht as mund të ketë lidhje me fjalën όπλο. Babinjioti e jep kuptimin e drejtë të fjalës όπλο duke e lidhur me konceptin “φροντιζω”(mbroj; kujdesem), por nuk gjen dot një motivim etimologjik.
Në pamje të parë duket se fjala është me zgjidhje etimologjike të pamundur. Por mjaftojnë dy rotacione shumë të njohura (p:m e l:r) dhe fjala όπλο kthehet në origjinën e saj shqip. Rotacioni buzoreve p:m ndodh si te: “pas pune : mas pune” dhe rotacioni i qiellzoreve l:r ndodh si te fjalët “albitër : arbitër”. Kësisoj ne mund të bëjmë rotacionet te “fjala greke” [όπλο] dhe marrim:
ΌΠΛΟ =
OPLO =
OMLO = (p:m)
OMRO = (l:r)
OMbRO = mbroj.
Ne kemi shpjeguar se fjala [armë] nëpërmjet anagramës [arm : mra] jep dy kuptime:
1. ARM = MRA = M’RA = Me RA = me godit.
2. ARM = MRA = MR = MRO = MbRO = me ba ro = me ba roje = me mbroj.
Përfundimisht, “fjala greke” όπλο vjen nga shqipja o-mbro = o-mro nëpërmjet dy rotacioneve shumë të njohura p:m e l:r dhe shfaqet e kamufluar si fjalë pa origjinë.
“Fjala greke” në shumësin e saj [όπλα] lidhet me shqipen “popla” si te: “e gjuante me popla”; “i kalonin poplat mbi kokë” etj., ku në këtë rast kemi të bëjmë me objekte të ndryshëm rrethanorë që i hidhen dikujt për ta vrarë, për ta trembur a për t’i dhënë të kuptojë se duhet të largohet. Në këtë kuptim poplat janë armë për t’u mbrojtur prej dikujt dhe me rotacionet p:b:m:v e l:r kemi:
POPLA =
BOBLA =
BO’BRA = BO VRA
BO’B’Ro = bo(n) (m)bro = bën mbrojtje.
Edhe pse fjala [popla] ngjan me fjalën tjetër shqipe [popël] (në kuptimin plis dheu), mendoj se vinë nga konotacione të ndryshme edhe pse bashkohen te kuptimi “e godiste me popla” = “e godiste me plisa dheu”.
Përsa rotacionet p:m e l:r janë të njohura e të ligjshme, motivimi ynë etimologjik është i pakundërshtueshëm gjuhësisht dhe vërteton se origjina e “fjalës greke” όπλα rrjedh nga shqipja.

Share.