Për kënaqësinë e lexuesve kemi përzgjedhur një koleksion nga fjalët e urta të popullit polak.

-Bota është e madhe por gjendet shumë pak vend në të.

-Literatura lind nga thellësia e shpirtit të popullit.

-Me njerzillëk arrin më shumë se me forcë.

-Miku sheh në një orë më shumë se i zoti i shtëpisë në një vit.

-Nëse nuk mund të themi të drejtën, s’do të thotë se duhet të gënjejmë.

-Njohuritë më të larta të filozofisë mund të shprehen mirë në gjuhë të popullit.

-Ofendohet lehtë ai që është shumë i kënaqur me veten.

-Peshku duhet të notojë në ujë, kur është gjallë, në gjalpë kur tiganoset.

-Për të besuar saktë, duhet filluar nga dyshimi.

-S’është budalla ai që mendon budallallëqe, por ai që flet e bën gjëra të tilla.

/TV Malisheva

 

Share.