Mario Mandzukic ka falënderuar Milanin për mundësinë që i ka dhënë për t’u bashkuar me këtë klub të madh dhe u zotua se do të japë maksimumin tim për të ndihmuar skuadrën të ketë sukses.

Milani është në krye të Serie A pas 18 ndeshjeve dhe Mandzukic është bashkuar për të ndihmuar në lehtësimin e ngarkesës në sulm, pasi i gjithi po varet nga veterani tjetër, Zlatan Ibrahimovic.

Ish-sulmuesit të Juventusit i është dhënë fanella me numër 9 dhe pret me padurim ‘nderin’ e veshjes së fanellës ‘ikonike’ të Rossonerëve.

Ylli kroat fjalët e para si lojtar i Milanit ka dhënë me anë të një postimi në profilin e tij privat në Twitter.

“Unë jam mirënjohës për udhëheqësit e Milanit për mundësinë e dhënë për t’u bashkuar me këtë klub të shkëlqyeshëm”.

“Do të jetë një nder i vërtetë të veshësh këtë fanellë ikonike dhe të luftosh për Rossonerët”.

“Mund të premtoj vetëm se do të jap përpjekjen time më të mirë në çdo ndeshje dhe do të përpiqem ta ndihmoj ekipin në çdo mënyrë që mundem”, ka shkruar Mandzukic në profilin e tij./TV Malisheva

Share.