Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla për siç shprehet Çitaku heshtjen e tyre karshi fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në OKB.

Çitaku përmes një postimi ka shkruar se urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën.

“Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën. Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB”,ka shkruar Çitaku./TV Malisheva

Share.