Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina ka qenë prej disa kohësh në qendër të vëmendjes për shkak të jetës private. Pak kohë pasi u martua me biznesmenin Fisnik Syla, në një ceremoni luksoze në Maldive, ata zbuluan se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Ata nënkuptuan se nuk janë ndarë mirë pasi nuk munguan dhe thumbat ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale. Por mesa duket Fjolla e ka hedhur pas historinë me Sylën. Ajo ka bërë së fundmi një postim, ku shfaq një unazë të madhe, e vendosur në gishtin e martesës.

Ajo ka vendosur që të mos shkruaj asgjë krahas këtyre pamjeve, por me këtë postim ka bërë lëmsh fansat e saj. Unaza mund të jetë edhe thjesht një dhuratë, por gjithsesi na mbetet të presim për një sqarim nga vetë Fjolla.

Share.