Ky i fundit, duket se ka zgjedhur datën e 18 marsit, për t’i propozuar martesë këngëtares së njohur, me të cilën është në lidhje prej kohësh.

Ai i ka propozuar Fjollës, gjatë pushimeve në udhëtimin e tyre më të fundit romantik në Ishujt Maldive.

Ka qenë vet këngëtarja Morina, ajo e cila ka publikuar disa fotografi dhe video nga momenti i propozimit, i cili duket të ketë ndodhur para një peisazhi bregdetar.

“Dhe unë thash PO”, shkroi Fjolla në mbishkrimin e imazheve, të ndara me ndjekësit e saj në rrjetet sociale Faecbook dhe Instagram.

Me të publikuar këtë postim, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët, familjarët e fansat në hapësirën për komente.

Lidhja e Fisnikut dhe Fjollës u bë publike vitin e kaluar, ndërsa janë komentuar shumë për diferencën e madhe në moshë, pasi Fjolla është 11 vite më e madhe se Fisniku. /TV Malisheva

Share.