Artistja shqiptare, Fjolla Morina, e ka dëshmuar se është një nënë tejet e përkushtuar ndaj dy vajzave të saj.
Këngëtarja, e cila jeton prej vitesh e vetme me fëmijët, vazhdon të shfaq publikisht dashurinë ndaj tyre.
Ajo së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja ku shfaqet me vajzën e vogël, Alayah.
Këto imazhe të 35-vjeçares duket të jenë realizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubai.
“Në fund të botës me gjithë botën time”, ka shkruar ajo referuar të bijës.
Fjolla Morina (Foto: Instagram)
Nuk dihet nëse Morina është duke kaluar ca kohë në Dubai, apo nëse këto janë bërë më herët.
Sidoqoftë, ajo këtë kohë pas lirimit nga paraburgimi ka qenë duke u komentuar për një ndarje me të dashurin e saj, biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla. /TV Malisheva