Të premten e datës 24 prill, për besimtarët e fesë myslimane në mbarë botën ka filluar Muaji i Shenjtë i Ramazanit.
Këngëtarja e njohur e tregut vendor, Fjolla Morina, vendosi t’ua urojë ndjekësve fillimin e këtij muaji përmes rrjeteve sociale.
Ajo u shfaq në një fotografi e mbuluar me shami, teksa bënte lutje që agjërimi i saj të pranohej.
“Lutje në kohën e begatë të syfyrit! Zot na fal e na mëshiro, na dhuro xhenetet e përjetshme e mos na dëno”, kanë qenë fjalët e këngëtares në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Fjolla përndryshe ka bërë të ditur për fansat e saj se ka në plan të agjërojë gjatë këtij muaji të Ramazanit.
Janë një numër i madh emrash nga estrada që agjërojn Ramazanit, duke përmendur këtu: Gold AG, Leonora Jakupi, Çiljeta Xhlaga, etj./Tv Malisheva