Me rastin e manifestimit tradicional kulturor e përkujtimor ”Flaka e Janarit”, Komuna e Rahovecit dhe OVL e UÇK-së në Rahovec organizojnë aktivitete në nderim të dëshmorëve të janarit.
Të martën, më 21 janar, për nder të 21-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku do të bëhen homazhe dhe nderime te vendi i rënies në Fortesë.
Më 27 janar, ditë e hënë, mbahen homazhe dhe nderime për dëshmorët e kombit Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, të rënë në Brestoc më 27 janar 1990.
Po ashtu, në po këtë ditë do të mbahet manifestimi përkujtimor e kulturor në Qendrën Kulturore ”Mensur Zyberaj” në Rahovec, si dhe do të hapet një ekspozitë kolektive e artit pamor, në Galerinë e Arteve- në Qendrën Kulturore ”Mensur Zyberaj”.
Në ditën e tretë të aktiviteteve, më 29 janar do të mbahen homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi në Varrezat e Dëshmorëve – Ratkoc.