Aktivistët e PSD-së kanë hequr flamujt e Kosovës përpara objektit të Qeverisë së Kosovës.
Në vend të tyre janë vendosur flamuj të bardhë. Për simbolikën e tyre ka folur Dardan Molliqaj.
Ai ka thënë se ata janë vendosur për të treguar se Kurti është dorëzuar. Molliqaj ka thënë se “Zajednica” si emër Kurti e ka përdorë për të sulmuar kundërshtarët e kaluar, por tani nuk po e quan “Zajednicë” por po e quam vetëmenaxhim.
“Këta flamuj u zëvendësuan në mënyrë simbolike për të treguar që kryeministri i Kosovës është dorëzuar. Ne e duam Kosovën e UÇK-së, Kosovën e 14 Shkurtit. Albini ja ka ndërru mbiemrin vetës nga Kurti sot është Albin Zajednica”, ka thënë Molliqaj.
“S’ka emër që e zëvendëson atë që po i ndodh Kosovës. Ajo që po i ndodh Kosovës është e qartë. Është autonomi territoriale etnike për komunitetin serb në Kosovë. Po ashtu, autonomi ose zona të veçanta që kanë karakter eksterritorial përreth kishave dhe manastireve ortodokse”.
Ai tha se Qeveria Kurti pikërisht pse e ka shumicën po e ka keqpërdor interesin e asaj shumice. Derisa, Molliqaj ka përmendur edhe idenë për ndryshim kufijsh.
“Refuzimi i marrëveshjes së ripërcaktimin të kufijve, duke e etiketuar Shtëpinë e Bardhë, duke e përjashtuar Luginën e Preshevës dhe në anën tjetër duke e pranuar Zajednicën në vilën e Titos nuk është e rastësishme”.
Molliqaj tha se Kurti me këtë refuzim të kësaj ideje ka refuzuar bashkimin me Luginën.
/TV Malisheva