Sot është zhvilluar ndeshja mes skuadrës gjermane Paderborn dhe asaj të Werder Bremen, në të cilën protagonist ishte edhe mesfushori nga Kosova Florent Muslija.

Muslija zhvilloi plot 67′ minuta lojë në humbjen e skuadrës së tij Paderbornit kundër Werder Bremenit me rezultat të ngushtë 4:3.

Po ashtu, Muslija ishte protagonist në dy gola për Paderbornin, ku fillimisht shënoi nga pika e bardhë në minutën e 15′ për 1:0.

Mesfushori nga Kosova nuk u ndal me kaq, ku e shënoi edhe golin e tij të dytë në ndeshje në minutën e 38′, por që nuk doli të ishte i mjaftueshëm që skuadra e tij të sigurojë pikë në “Benteler Arena”./TV Malisheva

Golat i gjeni më poshtë.

Muslija 1:0, minuta e 15′

https://streamja.com/eO6JO

Muslija 2:1, minuta e 38′

https://streamja.com/05EQg

Share.