Florentino Perez zyrtarisht është rizgjedhur si president i Real Madridit deri në vitin 2025.

74 vjeçari ka garuar i vetëm në zgjedhjet të cilat u paralajmëruan nga klubi javën e kaluar dhe sot u konfirmua si fitues.

Perez ka qenë në krye të Real Madridit për 12-të vite, që nga koha kur e morri detyrën nga Ramon Calderon në qershor të vitit 2009.

Po ashtu, ai ishte president i klubit edhe para Calderon, mes viteve 2000 dhe 2006.

Në një komunikatë nga faqja zyrtare e Realit shkruante: “Këto zgjedhje të bordit, duke marrë parasysh se vetëm një kandidat është prezantuar, në bazë të artikullit 40-të, sektori E, pika 2, ligjet brenda klubit e zgjedhin Don Florentino Perez Rodriguez si president të Real Madridit“./TV Malisheva

Share.