Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po planifikon të nisë një projekt të ri të klubit gjatë dy viteve të ardhshme.

AS raporton se Florentino dëshiron të ndërtojë një epokë të tretë të shkëlqyeshme për klubin pas periudhës së Galacticos dhe katër titujve të Champions League në pesë vitet e fundit.

Projekti i ri do të ndërtohet në dy investime të mëdha – rinovimin e Santiago Bernabeu dhe nënshkrimin e yllit të PSG, Kylian Mbappe.

Florentino planifikon të transferoj Mbappe në verën e vitit 2021, dhe të nis punën për renovimin me qëllimin që të përfundojë në 2022.

Mbappe pritet të kushtojë diku rreth 200 milion €, ndërsa punimet e reja në stadium mund të arrijnë gati 800 milion €./ Tv Malisheva

Share.