Florian Marku dhe Chris Jenkins do të përballen sot në kategorinë IBF në Newcastle, shkruan TV Malisheva.
Boksieri shqiptar synon ta mbrojë titullin në këtë kategori ndaj britanikut.
Kjo përballje do të zhvillohet në “Utilita Arena” në Newcastle.
Gjithashtu, ky meç sipas të gjitha gjasave do të nis nga ora 22:30 sonte.
“TBA” dhe “Sky Sports” do ta transmetojnë këtë sfidë.
/TV Malisheva