Zyrtarët gjermanë lansuan atë që ata thonë se është flota e parë në botë e trenave të pasagjerëve me hidrogjen të mërkurën, duke zëvendësuar 15 trena me naftë që më parë funksiononin në shina të paelektrizuar në shtetin e Saksonisë së Poshtme.

Të 14 trenat përdorin qelizat e karburantit me hidrogjen për të gjeneruar energji elektrike që fuqizon motorët.

Qeveria gjermane ka mbështetur zgjerimin e përdorimit të hidrogjenit si një alternativë e pastër ndaj lëndëve djegëse fosile.

Guvernatori i shtetit Stephan Weil tha se projekti prej 93 milionë eurove (92 milionë dollarë) ishte një “shembull i shkëlqyer” për përpjekjet e Saksonisë së Poshtme për ta bërë ekonominë e saj më të gjelbër.

Trenat e prodhuar nga kompania franceze Alstom operohen nga kompania rajonale hekurudhore LNVG në linjat midis qyteteve veriore të Cuxhaven, Bremerhaven, Bremervoerde dhe Buxtehude. /TV Malisheva

Share.