Nëse Rusia ndërpret plotësisht furnizimin me gaz në Evropë, GDP në vendet më të varura nga gazi rus do të shënojë rënie deri në 6 për qind, duke shkaktuar rënien e tyre në recesion, paralajmëroi Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Spekulohet se presidenti rus Vladimir Putin do ta mbajë të mbyllur Nord Stream 1 pas afatit për mirëmbajtjen rutinë.

Në analizën e saj, FMN-ja thekson se Evropa “ende nuk ka një plan gjithëpërfshirës” për t’u marrë me mungesën e gazit, që do të thotë se çmimet e energjisë do të vazhdojnë të rriten, gjë që do të ketë një efekt të rëndësishëm në rritjen ekonomike.

FMN veçoi Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke si tri vendet anëtare të BE-së që do të pësojnë ndikimin më të keq në rast se Rusia, në fakt, ndërpret plotësisht furnizimin me gaz, por thekson se në atë rast Gjermania, Austria dhe Italia do të vuajnë gjithashtu dëme të konsiderueshme në ekonomi.

/TV Malisheva

Share.