Sipas parashikimeve të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, produkti i brendshëm bruto (GDP) i Ukrainës do të shënojë rënie me 35 për qind këtë vit për shkak të luftës në atë vend pas sulmit rus.
Raporti i Perspektivës Ekonomike Botërore, i paraqitur sot nga FMN, nuk jep parashikime të rritjes së Ukrainës për vitin 2023.
Sa i përket vendeve përreth, Fondi pret që Kroacia të rritet me 2.7 për qind këtë vit dhe me 4 për qind në vitin 2023, ndërsa në Slloveni pret ritme rritjeje përkatësisht 3.7 për qind dhe 3.0 për qind.
Sipas parashikimeve të FMN-së, Rumania do të regjistrojë një zgjerim ekonomik prej 2.2 për qind në vitin 2022 dhe 3.4 për qind vitin e ardhshëm, ndërsa GDP-ja e Hungarisë do të rritet me 3.7 për qind këtë vit dhe 3.6 për qind vitin e ardhshëm.
Gjithashtu vlerësohet se rritja e Turqisë do të jetë 2.7 dhe 3 për qind në vitin aktual dhe vitin e ardhshëm, ndërsa Bjellorusia parashikohet të ketë një rënie ekonomike 6.4 për qind në vitin 2022, pas së cilës do të shënojë një rritje të lehtë prej 0.4 për qind vitin e ardhshëm.
Parashikimet e reja të FMN-së nuk japin projeksione të rritjes për Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën, Moldavinë, por vlerësohet se ekonomitë në zhvillim dhe ato në zhvillim të rajonit në Evropë do të bien 2.9 për qind këtë vit dhe se në vitin 2023 rajoni do të rritet me 1.3 për qind në vitin 2023.
/TV Malisheva