Rritja globale do të jetë më e ulët në vitin 2020 nga sa ishte në vitin 2019 për shkak të ndikimit të epidemisë së koronavirusit të ri, por është e vështirë të parashikosh se sa shumë, tha sot kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.
“Virusi, i cili po godet qarqet e ofertës përmes zinxhirëve të prodhimit, sikurse edhe ato të kërkesës, kërkon një përgjigje globale”, vlerësoi Georgieva.
Në vitin 2019, rritja e ekonomisë botërore ishte me 2,9 % dhe, për vitin 2020, FMN-ja parashikonte madje një rritje me 3,3 % në muajin janar.
189 vendet anëtare të FMN-së premtuan sot të japin të gjithë mbështetjen e nevojshme për të kufizuar ndikimin e epidemisë, veçanërisht për vendet më të rrezikuara./atsh