Forcat ukrainase kanë hyrë në qytetin lindor Liman, ka thënë zëdhënësi Serhii Cherevatyi në mediat e Ukrainës.

“Ne jemi tashmë në Liman, por ka beteja,” shtoi ai, raporton Sky News.

Qyteti është në rajonin e Donetskut dhe është përdorur nga ushtria ruse si një qendër jetike logjistike.

Mendohej se rreth 5000 trupa ruse ishin aty përpara se të rrethoheshin nga ushtarët ukrainas këtë mëngjes.

Qyteti ka qenë një qendër jetike logjistike dhe transporti për trupat ruse për muaj të tërë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se forcat ruse janë tërhequr nga Krasny Liman, emri rus për Liman, qytet ky rreth 170 km në jug-lindje të Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.

Humbja e qytetit Liman do të jetë një humbje e madhe për Moskën, një ditë pasi Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, duke përfshirë Donetsk.

Para luftës, popullsia e Liman kishte rreth 20.000 banorë, rreth 85% e tyre ishin ukrainas.

Pasi rusët morën kontrollin e qytetit, ai u bë një qendër jetike transporti. Ishte gjithashtu një vend i rëndësishëm për komunikimet tokësore dhe logjistikën.

Fitorja do t’i lejojë Ukrainës të shtyjë më tej në Luhansk fqinj – Liman është vetëm 50 km në perëndim të Severodonetsk, një nga qytetet kryesore në Luhansk.

/TV Malisheva

Share.